Kalo te përmbajtja

Kuleta Retail

Dyqani juaj,
i sinkronizuar.

Nga shitja e parë deri te pasqyra e fundit të ditës. Bashkoni arkën, stokun dhe biznesin, që vëmendjen ta mbani te klientët në arkë.

Rezervoni një demo

Duke filluar nga €24.99 / muaj

Një çantë liri, një filxhan qeramike dhe një fletore mbi banakun me diell të një dyqani të pavarur.
Arka e vërtetë e Kuleta Retail me tri produkte, kode artikujsh, sasi, TVSH, total €37.50 dhe kontrolle për kupon e faturë. Të dhëna demo fiktive.

Shfaqen të dhëna demo.

Arkë desktop e fokusuar SEF ose printer fiskal Stoku & librat të lidhur

01 / Një ditë e mirë në arkë

Tri produkte.
Një pagesë e shpejtë.

Fieldnote Store Shitja 00128 3 artikuj në shportë
Shitje ilustruese · Të dhëna fiktive
01 / 04

Gjejeni. Shtojeni. Vazhdoni.

Kërkoni në katalog sipas emrit, kodit ose barkodit. Ndryshoni sasitë, çmimet dhe zbritjet, ndërsa totalet mbeten para syve.

  • Kërkim artikujsh & futje e shpejtë e kodit
  • Zbritje për rresht dhe për tërë shitjen
  • Çmime, sasi & TVSH të qarta
02 / 04

Total i qartë. Përfundim i thjeshtë.

Regjistroni kesh, kartelë ose një kombinim mënyrash pagese. Mbani të qarta për ekipin shumën e pranuar, kusurin dhe bilancin e mbetur.

  • Keshi i pranuar & llogaritja e kusurit
  • Mënyrat tuaja të konfiguruara të pagesës
  • Bilanci i mbetur me një shikim
03 / 04

Shitja, me gjithçka të lidhur.

Lëshoni kupon fiskal përmes SEF ose një printeri fiskal të mbështetur. Shtoni klientin kur duhet dhe krijoni një faturë shitjeje të lidhur.

  • SEF ose printerë fiskalë të mbështetur
  • Të dhënat e klientit & shënimet e shitjes
  • Kupon, faturë ose të dyja
04 / 04

Një shitje. E gjithë pamja.

Pasi shitja sinkronizohet, ajo hyn në evidencat e biznesit. Lëvizjet e stokut dhe regjistrimet kontabël ndjekin artikujt dhe llogaritë e konfiguruara.

  • Shitjet në evidencat e biznesit
  • Lëvizjet e stokut për artikujt e ndjekur
  • Kontabilitet & raporte të lidhura

02 / Çdo mënyrë pagese

Klientët tuaj paguajnë si të duan.

Kesh dhe kartelë, si dhe çeqe, kripto, vauçera ose një mënyrë tjetër që e konfiguroni. Ndani shitjen mes tyre dhe shihni kusurin me një shikim.

SHUMA PËR PAGESË €37.50 3 artikuj · Kuponi 00128 Kesh + kartelë €37.50 Paguar plotësisht · €0.00 mbetur Kesh €20.00 Kartelë €17.50 Çek Gati Kripto Gati Vauçer Gati Tjetër Gati
Ilustruese · Mënyrat varen nga konfigurimi · Pagesat e ndara varen nga SEF ose printeri · Pagesat me kartelë kryhen përmes terminalit tuaj

03 / Përtej shitjes së thjeshtë

Gjërat e vogla.
Të zgjidhura bashkë.

Kthimet me SEF

Mbajeni kthimin
me shitjen origjinale.

Zgjidhni artikujt dhe sasitë që kthehen, regjistroni rimbursimin dhe ruani gjurmë të qartë deri te kuponi.

Kuponi origjinal 00128 €37.50
Ceramic mug · Sage1 artikull i kthyer €12.00
Lidhur me shitjen origjinale
Ekipi juaj, qasja juaj

Një vend për secilin.
Qasja e duhur për të gjithë.

Caktoni PIN-e dhe role për stafin në arka. Jepuni operatorëve, menaxherëve dhe administratorëve qasjen që u nevojitet.

Evidencë që gjendet lehtë.

Kërkoni kuponët, klientët dhe detajet e pagesave, me status të qartë të fiskalizimit dhe sinkronizimit.

Shet edhe pa internet.

Nëse bie interneti, Retail ruan një kopje lokale të katalogut dhe klientëve dhe i sinkronizon ndryshimet sapo të riktheheni online.

Mbylleni ditën me një raport të qartë.

Shihni gjithçka që u shit atë ditë: artikujt, sasitë, çmimet dhe kodet e TVSH-së, bashkë në një raport të fundit të ditës.

Stoku ndjek shitjen
Ceramic mug · SageLëvizje inventari · Shitja 00128 8 7

Përditësuar pas sinkronizimit

Kuleta Business në celular, me shitjet, pagesat, gjendjen e parave dhe klientët kryesorë.
Kuleta Business · Aplikacioni mobil

04 / Ana e biznesit

Shitni në dyqan.
Menaxhoni pjesën tjetër kudo.

Arka juaj e Retail është e lidhur me Kuleta Business. Bashkoni shitjet, blerjet, stokun dhe kontabilitetin, dhe ndiqni biznesin në web e celular.

  • Lëvizjet e stokut nga shitjet e sinkronizuara
  • Blerjet & evidencat e furnitorëve
  • Katalogu & listat e çmimeve
  • Kontabilitet & raporte të lidhura
  • Qasje në Business në web & celular
Zbuloni mjetet e biznesit

Çmimet

Arka juaj.
Pjesë e një tërësie.

Aplikacioni Retail i përfshirë
Kuleta Retail · Duke filluar nga

€24.99/ muaj

Le të flasim Retail

Mund të aplikohen kosto shtesë, varësisht nga konfigurimi juaj.

Shihni çmimet

Para shitjes suaj të parë

Pyetje të mira.
Përgjigje të qarta.

Çfarë përfshin Kuleta Retail?

Kuleta Retail përfshin aplikacionin Retail për arkën tuaj, si dhe shitjet, blerjet, kontabilitetin dhe raportet në Kuleta Business. Mund të ketë kosto shtesë, varësisht nga konfigurimi juaj.

A mund ta përdor printerin fiskal që kam?

Retail mbështet SEF dhe printerët fiskalë ekzistues të përputhshëm. Na tregoni modelin e printerit që ta konfirmojmë përputhshmërinë. Funksionet si pagesat e ndara, kthimet dhe raportet fiskale varen nga konfigurimi që përdorni.

Çfarë pajisjesh më duhen?

Një laptop ose kompjuter desktop me ekran për aplikacionin desktop Retail, si dhe pajisjet e fiskalizimit: një printer fiskal, ose një printer termik kuponësh nëse përdorni Kuleta SEF.

Çfarë ndodh nëse bie lidhja me internet?

Kuleta Retail punon edhe pa internet. Kur rikthehet lidhja, aplikacioni i sinkronizon automatikisht të dhënat tuaja në cloud.

Më pak numërim. Më shumë shitje.

Njihuni me Kuleta Retail